Këto pamje filmike janë realizuar në Gjinar të Elbasanit fill pas fikjes së zjarrit. Siç shihet zjarri ka shkrumbuar mijëra drurë me pisha dhe ka shkretuar qindra hektarë me shkurre.
Për fat të keq zjarri ka djegur një nga zonat më të bukura me pisha e quajtur si “Sofra e Shpatit”. Do të duhet shumë kohë që kjo sipërfaqe e shkretuar tashmë të gjelbërohet e të kthehet siç ishte pak ditë më parë. Deri më tani ende nuk janë zbardhur shkaqet e këtij zjarri dhe nuk është identifikuar asnjë autor.