“Ismail Morina, njeriu që lëshoi dronin në ndeshjen midis Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, do të jap llogari në vendin tonë” kështu e ka nisur shkrimin e saj gazeta serbe “Blic” për ekstradimin e Ismail Morinës.
Mediat serbe shkruajnë edhe për reagimin e familjarëve të Morinës, për të cilët ata thonë se janë në frikë dhe e konsiderojnë këtë vendim si “drithërues”.
Ballist Morina do të ekstradohet në Serbi, pasi u arrestua një muaj më parë në Dubrovnik sipas mediave serbe “Gjykata e qytetit kroat mori vendimin për të dërguar njeriun që shkaktoi kaos të përgjithshëm në ndeshjen e kualifikimit për Kampionatin Evropian në Serbi për një çështje të drejtë”, shkruan gazeta “Blic”.