Rama e ka në traditë tashmë ta nisë mëngjesin me një postim në Facebook.
Mëngjesin e sotëm, kryeministri i uroi shqiptarët me foto nga qyteti mesjetar i Sardës në Shkodër.
“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje nga Sarda, qyteti mesjetar në ishullin e Shurdhahut, Shkodër, monument kulture i kategorisë së parë, ku sapo ka përfunduar aksioni i pastrimit nga misionin arkeologjik franko-shqiptar,” shkruan kreu i qeverisë.
Një prej komentuesve i përmendi Ksamilin, ku plasja e një tubi të ujërave të zeza dhe derdhja e tyre në det ndryshoi tërësisht ngjyrën e detit.
“Mirëmëngjesi..atij Ksamilit që shpërthyen ujërat e zeza si bëre një foto?,” shkruan komentuesi.