Në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se vendi ka kaluar një situatë të vështirë me thatësirën.
“Dua t’i uroj sukses anëtarëve të rinj të Këshillit Bashkiak. Pasi do marrin vendime të rëndësishme për qytetin. Beteja nuk është mes të majtës dhe të djathtës, por mes frikacakëve dhe guximtarëve. Shikoni si ka ndryshuar Tirana sot, falë vendimeve të guximshme. Sot kam një lajm të mirë, ne do të aprovojmë 1000 kredi të buta për 1000 apartamente në Tiranë. Një ëndërr që e kemi patur bashkë, kur financat i kishim të rrënuara, thamë që në momentin e parë që ne do rregullonim financat, do hapnim kreditë e buta, që ky qytet t’u thotë çifteve të reja, mirësëredhët në qytet. Problem në Tiranë nuk janë banesat pa leje,” tha Veliaj