Një zjarr masiv ka rënë në afërsi të fshatit Hundkuq në qytetin e Gjirokastrës.
Drejtuesi i operacionit, Kujtim Bizhga, pohon se zjarri ka nisur drejt mesditës. Deri tani sipërfaqja e djegur llogaritet deri në 20 hektarë.
Vendi i djegur që ndodhet rreth 1 km larg nga fshati Hundkuq ka bimësi të dendur.