Premier League është çmendur, madje siptomat janë shpërndarë edhe tek personazhet e mëdhenj, të cilët dikur kanë bërë historinë e këtij kompeticioni. Geri Lineker ka vendosur ta mbajë betimin e bërë. Gjithçka është e lidhur me surprizën Leiçester Siti, kryesuesen aktuale të edicionit, me tri pikë përpara Totenhamit. Nëse do të jetë pikërisht ajo skuadra që do të fitojë titullin kampion, Lineker do ta drejtojë vetëm me të mbathura emisionin e parë të sezonit të ardhshëm “Match of the Day”, që transmetohet në BBC One. Ish-sulmuesi i përfaqësueses angleze e ka premtuar një gjë të tillë që në dhjetor, por dje, në “Instagram” ka postuar një foto me roba banje të shoqëruar me komentin: “Provat për Match of the Day” po shkojnë mirë”.