Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Luzat të Tepelenës. Mësohet se situata është mjaft kritike dhe se deri më tani janë djegur rreth 10 hektarë kullota dhe 5 hektarë pyje.
Zjarri dyshohet të jetë vënë qëllimisht nga dy barinj të cilët kanë tentuar të djegin kullotat, por më pas zjarri është përhapur edhe më gjerë duke djegur edhe pyjet.
Mësohet se barinjtë janë shoqëruar në komisariatin e Tepelenës.
Në vend kanë mbërritur zjarrëfikset, por terreni i thepisur vështirëson punën e tyre.