Mesila Doda ka sjellë në vëmendje një poezi në nder të mikut të saj të ndjerë, Sokol Olldashit.
Doda sjell këto vargje pikërisht, në ditën kur Basha, rivali i dikurshëm i Olldashit, u rikonfirmua si kryetar i Partisë Demokratike.
“Teatri i hijeve” është titulli i një poezie që shoqërohet nga një fotografi e një salle bosh teatri.
Teatri i hijeve
Sokoll Olldashi (in memoriam)
Rolet u ndanë keq në Skenën e Madhe
Që në fillim.
Më pas
Gjithçka kish marrë fund
E s’mund të çbëhej.
Regjisori
Këtë e kuptoi i fundit,
Ndaj kur sipari u ngrit
Iku
Duke thënë se do të kthehej
Pas Shfaqjes