Jam ndër të paktët që muzikën vazhdoj e bëj për qejf, paratë i bëj me hashash.
Është kjo deklarata ironike dhe cinike e këngëtarit Gjergj Leka në një intervistë për Thumb.
I pyetur nëse do të pushime apo muzikë këtë verë këtë sezon dhe ai u përgjigj: “Muzikën e kam pushim në fakt! Sepse, jam nga të paktët që muzikën vazhdoj ta bëj për qejf. Se të ishte për lekët e muzikës do të kisha vdekur për bukë.”
Fakti që këngëtari të ardhurat nuk i siguron nga muzika bën që ai të pyetet se nga i siguron paratë e tij dhe Leka përgjigjet: “Po si i bën treçereku i Shqipërisë… me hashash!”
Me siguri kjo përgjigje është me nota humori dhe për të goditur një fenomen të përhapur në Shqipëri, sepse po të ishte e kundërta artisti do t’i kishte punët keq me drejtësinë.