Një zjarr i madh ka përfshirë disa massive pyjore në fshatin Ibë të Tiranës.
Si pasojë e flakëve rrezikojnë të digjen disa banesa, ndërsa ministri teknik i Brendshëm Dritan Demiraj ka zbritur në terren.
Pranë zonës ku ka rënë zjarri janë disa shtylla të tensionit të lartë që e vështirësojnë situatën.