Nga data 1 gusht abonetë në linjat urbane të kryeqytetit do të jenë të personalizuara.
Sipas një njoftimi qytetarët do mund të udhëtojnë në autobusë vetëm nëse aboneja u përket atyre.
Ata janë të detyruar të identifikojnë abonenë me fotografinë, emrin, mbiemrin dhe ditëlindjen duke i pamundësuar kështu çdo personi tjetër përdorimin e saj.
“Për tregtimin dhe përdorimin e aboneve të përgjithshme.
Njoftojmë qyetetarët se duke filluar nga data 1 gusht 2017 e në vazhdim, në zbatim të nenit 10, të ligjit nr.8308, datë 18.3.1998, aboneja përdoret vetëm nga personi i shënuar në këtë dokument me foton përkatëse (me përmasa 3×2,5), në të shënohen dhe emër, mbiemër, ditëlindje.
Cilido përdorues tjetër i abonesë nuk do të pranohet të udhëtojë në autobus pa blerë biletë udhëtimi”, thuhet në njoftim.