Nje 53-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi iu gjeten 71 kg kanabis në një banesë në Gjirokastër.
Lënda narkotike ishte e futur në disa thasë, si dhe një sasi prej 54.5 gr lëndë narkotike në trajtën e pluhurit (cokollatë).
Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë shpallja në kërkim e shtetasit: J.K, 53 vjeç, banues në Sarandë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për hetim të mëtejshëm për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.