Të rinjtë kosovarë çojnë një hap më përpara teknologjinë e vendit të tyre.
Një grup të rinjsh nga Gjakova kanë ndërtuar makinën e parë elektrike në Kosovë.
Ky projekt ka nisur një vit më parë ndërsa shndërrimi i një automjeti me benzinë në një makinë elektrike ishte qëllimi.
Të rinjtë shprehen se kjo nismë është ndërmarrë për të ndërgjegjësuar dhe kontribuuar në ruajtjen e mjedisit.