Mëngjesi i sotëm ka rezultuar tragjik për një 15-vjeçar në zonën e Ujit të Ftohtë, i cili u mbyt në det.
Por fatkeqësisht një tjetër viktimë është regjistruar sot në plazhin e Vlorës.
Një grua është mbytur ndërsa policia ka dyshime që të kenë humbur jetën edhe një fëmijë dhe një 20-vjeçar për të cilët po vijojnë kërkimet.
Nuk bëhet ende e ditur nëse 2 personat që po kërkohen kanë lidhje me gruan, trupi i së cilës u gjet i pajetë në breg.