Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rinumëruar katër kutitë e Kuçovës, të ankimuara nga Partia Demokratike, pas dyshimeve se janë manipuluar votat. Nga numëri i 4 kutive ka rezultuar se vetëm dy vota janë llogaritur abuzivisht.
Në një kuti PD-së i është zbritur një votë, ndërsa në një rast tjetër i ishte hequr padrejtësisht dhe pa rinumërimit i është shtuar në tabelën përfundimtare të rezultatit të zonës zgjedhore Kuçovë.
Rinumërimi në KQZ
QV Nr. 3318
PD – 48 vota në 25 qershor
Rezultati s’ndryshon pas rinumërimit.
QV Nr 3429
PD – 65 vota
PD dhe LSI marrin nga një votë shtesë në krahasim me 25 qershorin.
QV Nr. 3349
PD – 5 vota
I zbritet një votë nga rezultati i 25 qershorit.
QV Nr. 3347
PD – 1 votë
S’ka ndryshim rezultati.