“Corriere Dello Sport”, i ka kushtuar një speciale portierit të Lazios, Thomas Strakosha, ku përshkruan të gjithë karrierën e portierit në Itali. “Dy vite më parë, ai ishte portier i dytë te Salerno.
Më vonë, te Lazio u caktua i treti, me Marketin që dukej si i pazëvendësueshëm. Mirëpo, në shtatorin e shkuar, një dëmtim i Marketit i dha shansin e artë të debutonte në Milano.
Nga ajo ndeshje, Strakosha ka marrë në dorë çelësat e portës së Lazios. Kokulur, punëtor si në ditën e parë dhe me besimin dhe bekimin e të gjithëve, që nga përgatitësi Grixhoni, është gati për sezonin e dytë: Atë të konfirmimit…”, shkruan ndër të tjera Corriere për shqiptarin.