“Dënime në emër të popullit”, i ka cilësuar Mesila Doda denoncimet e 100 zyrtarëve nga Kryeministri Edi Rama.
Doda thotë se Rama pasi bëri lëmsh zgjedhjet, po nis projektin e Jugosllavisë se re me votat kuqezi, duke i dhënë jetë dhe projektit “në emër të popullit”.
“Dënime në emër të popullit…Kishim kohë që nuk i kishim dëgjuar, por me sa duket mina me sahat është gati të shpërthejë…
Pasi bëri lëmsh zgjedhjet e veta, po nis projektin e Jugosllavisë se re me votat kuqezi, mori jetë dhe projekti “në emër të popullit. Hajde ta gëzojmë …”, ka shkruar Doda.