Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës ku një automjet aksidentuar një fëmijë, ndërsa drejtuesi i makinës është larguar me shpejtësi.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Plazhit në lagjen numër 13 te rruga “Pavarësia”, ndërsa drejtuesi i mjetit tip “Audi” nuk është identifikuar.
Fëmija i lënduar nga aksidenti me inicialet R. Sh. 5 vjeç ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.