Idrizi: Kemi të gjitha provat që dëshmojnë se mandati i Tiranës i përket PDIU(film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Idrizi: Kemi të gjitha provat që dëshmojnë se mandati i Tiranës i përket PDIU(film)

20:28 | 09/07/2017
në Shqiperi
0

“Jam këtu për të siguruar që mandati i Tiranës është vetëm i PDIU dhe për këtë kemi të gjitha provat e pakontestueshme”.

Ishte kjo deklarata e kreut të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet në një dalje për mediat këtë të dielë.

Idrizi tha se kjo forcë ka ankimuar në KQZ rezultatin pasi posedon të gjitha provat e duhura që tregojnë se votat për PDIU nuk janë pasqyruar.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Në shumë tavolina numërimi ku PDIU nuk ka pasur numërues del qartë se vota e kësaj partie nuk është pasqyruar në procesverbale. Rastet janë të rënda dhe evidente”, u shpreh Idrizi.

Ai deklaroi se numri i votive të devijuara që duhet të ishin numëruar e tejkalon disa herë numrin 37 që është edhe pragu që i duhet kësaj forcë për të marrë mandatin e deputetit në Tiranë.

“Ky numër i votive të devijuara e kalon disa herë numrin 37 të votave të nevojshme për të kaluar pragun”, tha Idrizi.

Kreu i PDIU qartësoi se nesër të gjitha materialet filmike dhe dosja me votat e tjetërsuara do t’i vihen në dispozicion Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Kemi dosjen e votave të tjetërsuara për PDIU dhe nesër do ja vemë në dispozicion KQZ. Ne do të prezantojmë të gjitha provat dhe të gjitha pamjet filmike në KQZ”, u shpreh Idrizi.

Deklaratë e kryetarit të PDIU-së Shpëtim Idrizi:

Vendosëm që të ankimojmë rezultatin e qarkut Tiranë, jo se në qarqet e tjera nuk kishim arsyje për ta bërë, por se në Tiranë ndërhyrja në devijimin e rezultatit të zgjedhjeve është evidente, njëkohësisht me raste alarmante dhe do të thoja me fakte të rënda.

Jam këtu në respekt të vullnetit të më shumë se 12 500 qytetarëve që votuan Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet në Tiranë dhe afro 80 mijë qytetarëve të tjerë që votuan PDIU-në në të gjithë Shqipërinë, e që i dhanë kësaj partie 40 mijë vota më shumë se në vitin 2013.

Jam këtu për t’ju siguruar që mandati i Tiranës është i PDIU-së dhe ne kemi të gjitha provat e patjetërsueshme për këtë.

KQZ ka të regjistruar 12 434 votues për PDIU-në, ndërsa limiti prej 3% është 12 470, me një diferenc 37 vota, apo 0.01%.

Në këto kushte na u desh të hetojmë dhe të konsultohemi me pamjet filmike të procesit të numërimit. Këto pamje i siguruam zyrtarisht në KQZ sipas ligjit.

Ne kemi konstatuar që deri më tani mungojnë në pamjet filmike 100 qëndra votimi dhe në rreth 50 qendra pamjet janë të padallueshme, në kundërshtim me ligjin. Deri më sot kur janë kqyrur rreth 65% e filimemeve, rezulton se:

Në shumë tavolina numërimi ku PDIU nuk ka patur numërues, del qartë se votat e PDIU-së të ndodhura në kuti, nuk pasqyrohen në proces-verbalet e numërimit të votave dhe rrjedhimisht edhe në tabelen e rezultateve.

Rastet janë të rënda, evidente dhe kami vendosur ti bëjmë publike në shqyrtimin që do bëhet në KQZ.

Ky numër i votave të devijuara, e kalon disa herë numërin 37 të votave të nevojshme për të kaluar pragun 3%.

Rastet të tjera flagrante janë edhe vendosja e votave të pavlefshme si vota të vlefshme, pikërisht duke penalizuar PDIU-në me rritjen e pragut të votave të vlefshme me 3%.

Ne i kemi evidentuar me emër dhe mbiemër ata që kanë guxuar të tjetërsojnë në tavolinë vullnetin e qytetarëve. Në shumë proces-verbale si këto që unë po demostroj, ka mospërputhje të theksuar të votave të vlefshme me votat për subjekte të ndryshme, prap në disfavorin tonë, duke rritur artificialisht pragun prej 3%.

Ne jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund këtij procesi drejtësie e transparence.

Ne s’mund të shumëzojmë me 0 vullnetin e 12 500 qytetarëve, e shumë të tjerëve që u është devijuar vullneti, ata nuk janë numra e as statistika, por vullnete qytetarësh që votojnë njëherë në 4 vjet, e që u çuan të votojnë në mes të vapës, e në një ditë feste.

Prandaj kujdes, kujtdo që i shkon mendja të luajë me vullnetin e tyre, duhet ta mendojë mirë.

Ne do të prezantojmë e do të evdidentojmë të gjitha provat, proces-verbalet dhe pamjet filmike në KQZ, me vullnet të mirë për të cilën deri më tani kemi qënë të kujdesshëm dhe serioz për ta administruar procesin në hullitë e ligjit.

Megjithëse anëtarët e KQZ-së janë zgjedhur nga forca politike, jam shpresplotë se janë aty për të administruar drejt dhe me korrektësi ligjin dhe vullnetin e qytetarëve që nuk janë numra e statistika, por vullnete qytetarësh të lirë.

https://www.facebook.com/pdiu.al/videos/1567321266640930/

Etiketa: PDIUShpetim Idrizi

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Era i rrëzon kapelen marinsit, çudit veprimi i Trump (film)

Era i rrëzon kapelen marinsit, çudit veprimi i Trump (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com