Ish-deputeti do të gjykohet nga gjykata e shkallës së parë në Tiranë
Mark Frroku, do të gjykohet në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë. Gjykata e Lartë ka shpallur mungesën e kopetencës për të gjykuar Mark Frrokun pasi ai nuk është më deputet dhe në këto kushte gjykimi i kalon Gjykatës së shkallës së parë. Mark Frroku e dorëzoi mandatin e deputetit pak javë më parë dhe në vënd të tij është deputete në Kuvend, Mirela Ferracaku.
Mark Frroku, akuzohet për një vrasje në Belgjikë e kryer në vitin 1999, për të cilët nuk është dënuar asnjëherë. Autoritetet belge kërkuan ekstradimin e tij vitin e shkuar, çka çoi edhe në arrestimin e Frrokut. Aktualisht, ai ndodhet i arrestuar. Ndërkohë që gjykata e nivelit të parë do të vendsoë për fatin e tij.