Policia e Korçës ka arrestuar katër persona, pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur sasi të konsiderueshme nafte në disa mjete të cilat kryenin punime për ndërtimin e gazsjellësit TAP.
Të arrestuarit janë: Migen Kita 34 vjeç, Shkëlzen Gjoni 30 vjeç, të dy banues në Korçë me detyrë punonjës shërbimi në një shoqëri private të ruajtjes e sigurisë fizike për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën, kryer në bashkëpunim ”, dhe Xhuljan Kolaqis 21 vjeç, e Ervin Terolli 32 vjeç, të dy banues në fshatin Zvezdë, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.
Bëhet me dije se ata u kapën në flagrancë duke vjedhur një sasi të konsiderueshme nafte në disa mjete të parkuara, të cilat kryenin punime për ndërtimin e gazsjellësit.