Për të gjitha “mimoza llasticat” e “benët” e qytetit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Për të gjitha “mimoza llasticat” e “benët” e qytetit

07:20 | 08/07/2017
në Uncategorized
0

“E di ti çfarë është balena blu?”, pyeta kushëririn tim 10-vjeçar, ndërsa po ngjisnim një shpat mali në kërkim të luleshtrydheve. “Po si nuk e di, është balena më e madhe në botë“, tha Ledioni.

Nga Alma Nikolli

Vështirë të besosh në dëshira kolektive, por Tirana “çudibërëse” e ka edhe këtë aftësi. Në verë të gjithë duan të ikin, kryesisht në verë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Deti mbetet trendy, ama turistët e huaj që vuajnë mosinformimin, e që ne disi anglishtfolësit i rastisim shpesh nepër rrugë, duket se na kanë vetëdijësuar edhe mbi madhështinë e maleve tona të pafajshme.

Pa faj që nuk na bëjnë për vete, se ne nuk kemi luksin t’u kushtojmë kohë, hapa dhe jetë.

Kështu mora “arratinë” edhe unë, jo në malet e reklamuara në paketa turistike, po atje ku mami im në rininë e saj mblidhte boronica, që në historitë që më tregon i cilëson “qershi të egra”, ashtu siç gjithë fshati bënte.

Çdo fshat e bën. Shpik fjalë, jo se nuk di, por se imagjinon shumë, e kjo falë natyrës.

…

“E di ti çfarë është balena blu?”, pyeta kushëririn tim 10-vjeçar, ndërsa po ngjisnim një shpat mali në kërkim të luleshtrydheve.

“Po si nuk e di, është balena më e madhe në botë”, tha Ledioni.

Sa bukur! Fluturoi nëpër mal, kurse unë e lumtur për fëmijërinë e tij fëminore e ndiqja duke ja ndalur herë pas here vrapin me pyetje mbi bimë të panjohura për mua.

Shkuam larg, s’po gjenim dredhëza (luleshtrydhe).

Me ne ishte dhe kushoja i vogël 5 vjeç. Edhe ai për pak oksigjen e ujë bjeshke te daja.

Bashkë me ne, më shumë se bimën më të shijshme në ato shpate kërkonte aventurën e lirinë për të marrë frymë e bërtitur pa “shshshsh” nga pas.

“Hajdeni nga ky shpati”, tha udhërrëfyesi ynë. “Çfarë është shpati?”, më pyeti i vogli.

“Hmmm, e shikon këtë kodrën që do ngjisim…”

“Jo, jo”, ma preu…

“E di unë ça është shpati! Është rruga e luleshtrydheve”.  Dhe qeshi me vrima në faqe.

Hëngrëm ca, po për të marrë me vete nuk gjetëm, kushedi, natyra ka tekat e saj.

“Oooo Çezma e Krishtit!”, bërtet i vogli ynë ndërsa po zbrisnim paksa të lodhur shpatin. Një krua me kryq dhe ujë akull të ftohtë. Rigelsi nuk e kishte parë kurrë, po s’pati nevojë, vetëm imagjinoi dhe i vuri një emër atij “momenti të paemër”.

Pastaj ca në kabinë, ca brenda mbi makinë shkuam në shtëpi.

Rigelsi rreshtoi makinat mbi sofër, disa i parkoi kurse dy të preferuarat i kishte në dorë, një për vete, një për mua.

“Do lozim?”, më tha.

“Jam o lodhur”, thashë.

“Jo, jo. Nuk je! Sa hëngre byrek me hithra, nuk je”…tha duke më ç’armatosur. Dhe luajtëm.

I kishim hapur bashkë petat e byrekut, do parkonim bashkë për të fjetur pastaj në qiell të hapur nën mijëra yje.

Çuditëm dhe qenin, ç’janë këta që flenë jashtë, do ketë menduar më pak i vetmuar se kurrë.

Etiketa: Alma Nikollibalena bluboronicabyrek me hithradredhëzaluleshtrydhePër të gjitha “mimoza llasticat" e “benët” e qytetitqershi të egraujë bjeshke

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Shpërthim i fuqishëm tek 21 dhjetori, policia sqaron ngjarjen

Shpërthim i fuqishëm tek 21 dhjetori, policia sqaron ngjarjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com