Policia shqiptare ka vendosur në pranga një të kërkuar nga drejtësia italiane për pjesëmarrje në organizata kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni. I arrestuari është Ndue (Vitor) Perjaku, 48 vjeç.
Gjykata e Trevizos në Itali e ka dënuar me 8 vite burg për veprat penale “Pjesëmarrje në organizata kriminale” dhe “Favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni”, ndërsa pritet që të ekstradohet për të vuajtur dënimin.