Një ditë përpara samitit të G20-s, presidenti Donald Trump viziton sot Varshavën, i cili do të shtrëngojë duart me 12 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga vendet lindore të BE-së, që nga Estonia e deri në Austri.
Për shefin e Shtëpisë së Bardhë, ky është rasti të zbusë marrëdhëniet transatlantike, e të qetësojë aleatët e NATO-s.
Zyra e tij thotë se, presidenti amerikan do të shfrytëzojë momentin për të ritheksuar detyrimin e Amerikës ndaj Polonisë, si një prej aleatëve më të ngushtë europianë. Bëhet fjalë edhe për “vlera dhe interesa të përbashkëta” dhe një lidhje të ngushtë me Europën Qendrore, sqarohet në deklaratën e lëshuar prej saj.
Trump pritet të mbajë një fjalim të rëndësishëm përpara një turme njerëzish në monumentin përkujtimor të kryengritjes së Varshavës. Ky fjalim do të ketë një ngarkesë të madhe simbolike, nisur nga afërsia e vendit me Rusinë dhe frika rajonale mbi oreksin e Moskës për lëvizje kufijsh, pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.