Ish nënkryetareja e PD Jozefina Topalli, tha se gjithçka nisi në shkurt të vitit 2014 kur Basha bëri një urdhër që në zgjedhjet lokale të mos kandidonin kryetarë seksionesh që kishin humbur në zgjedhjet e 2013, deputetë apo edhe kryetarë seksionesh.
Në një intervistë për “ABC News”, Topalli theksoi se Basha është humbës në zgjedhje dhe rikandidon brenda partisë.
“Ky urdhër ishte i paprecedentë dhe unë i kam shkuar në zyrë dhe jam përplasur me të. Ai më dha të drejtë por urdhri qëndroi në fuqi dhe atë e shkeli vetë Basha, që është humbës në zgjedhje dhe rikandidon brenda partisë. Sipas standardeve të Berishës atij nuk do t’i shkonte ndërmend që të rikandidonte”, tha Topalli.