Pasi testoi me sukses raketën e parë balistike ndërkontinentale, Rusia dhe Kina i ka bërë thirrje Koresë së Veriut që të ndalojë programin e saj bërthamor dhe atë të zhvillimit të raketave.
Sipas Koresë së Veriut, raketa e saj mund të godasë çdo objektiv në botë, por megjithëse duket sikur Peniani ka shënuar progres, ekspertët thonë se raketa e saj nuk mund të godasë me saktësi një objektiv.
Rusia dhe Kina, të cilat kanë kufi tokësor me Korenë e Veriut, nxitën gjithashtu Shtetet e Bashkuara që të mos dislokojë sistemin antiraketor “THAAD” në Korenë e Jugut.
Koreja e Veriut lajmëroi testin e suksesshëm të raketës balistike ndërkontinentale dhe e radhiti veten mes fuqive bërthamore, megjithëse ekspertët thonë se, edhe nëse shifrat e testit janë të vërteta, Koreja komuniste ende nuk ka teknologjinë për të zvogëluar një mbushje bërthamore aq shumë, sa ta vendosë në raketë.