Emergjencat Civile japin alarmin se vetëm ditën e sotme janë evidentuar 9 vatra zjarri në banesa, një magazinë dhe pyje e kullota.
Mësohet se janë angazhuar 14 mjete zjarrfikëse dhe rreth 70 forca për të ndërhyrë dhe vënë nën kontroll flakët dhe minimizuar dëmet; ndër to 30 zjarrfikës, 30 pjesëtarë të forcave të armatosura dhe rreth 10 policë të FNSH.
Ndërsa në qarkun e Elbasanit dhe Fierit janë konstatuar 4 vatra zjarri në shkurre dhe kullota me dëme të konsiderueshme, kryesisht djegie të pishave.
Emergjencat Civile u bëjnë thirrje qytetarët, që në këto ditë me temperatura të larta të bëjnë kujdes maksimal dhe nëse konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, apo 0694110198, pasi ndërhyrja në kohë shmang pasojat e rënda.