Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur 9 shtatorin si datë, kur do të fillojë Kategoria Superiore e futbollit shqiptar.
Ky vendim u mor nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF.
Federata bën me dije se vendimi ishte i kushtëzuar nga kualifikueset e Kampionatit Botëror Rusi 2018.