Një burri i ra të fikët në aksin rrugor Gjilan-Ferizaj në Kosovës, por më tragjikja është se askush nuk i erdhi në ndihmë.
Burri ka ndërruar jetë rreth orës 08:00 të mëngjesit, ndërsa pamjet e momentit dramatik janë përhapur gjerësisht në rrjetet sociale.
Viktima është dërguar në spital, ndërsa atje mjekët kanë konstatuar se ka qenë pa shenja jete. Viktima është shqiptar, me prejardhje nga Maqedonia, i vitit të lindjes 1954.
https://www.facebook.com/1258321617617134/videos/1416033248512636/