Zoti Basha e tregoi kapacitetin. Pasi e përplasi një autobus ai kërkon një të ri për ta përplasur sërish
Kështu është shprehur koordinatori i Partisë Demokratike, Edin Kulluri në emisionin “Kapital” në Vizion Plus.
Kulluri deklaroi se Lulzim Basha nuk mund ta kthejë PD-në në një parti fituese.
“Zoti Basha e tregoi kapacitetin. Pasi e përplasi një autobus ai kërkon një të ri për ta përplasur sërish”, u shpreh ai.
Sa i përket të ardhmes së Partisë Demokratike dhe kreut të kësaj partie, Lulzim Basha, Kulluri dha tre opsione.
“E para, të bëhet një garë e lirë, e ndershme. Ku kandidatët të kenë garancitë të anëtarësia dhe procesi i zgjedhjeve. Të fitojë garën një nga dy apo tre kandidatët.
Dy, ose do të shkojmë në një humbje tjetër. Basha nuk ka mundësi ta kthejë PD-në në një parti fituese.
Një mundësi tjetër është që PD-ja artikulon, grupet e djathta dhe të bashkohet. Ky vend ka nevojë për një parti të djathtë, që në qasjen time është një parti e djathtë konservatore moderne”- tha Kulluri.