Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, të akuzuar për vjedhje.
Arrestimi i tyre u bë pasi në rrugën e “Dibrës”, kanë tentuar të vjedhin farmacinë “Dorvil”, pronë e shtetases D. T.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se këta dy të rinjtë janë autorë të së paku katër vjedhjeve të tjera.
Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijimësi, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme.