Një 27 vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Dibrës pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas policisë bashkëshortja e tij B.V., banuese në njësinë Tonin-Dibër, ka akuzuar bashkëshortin se për motive të dobëta, bashkëshorti i saj ka tentuar ta nxjerrë jashtë shtëpisë së tyre, duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Dhunë në familje”.