Një anëtar i Komisionit të Qendrës së Votimit nr 3736 në fshatin Barç në Korçë është arrestuar pasi u konstatua se ka votuar dy herë.
24-vjeçari Andimjano Ravolli ka votuar edhe në regjistrin e veçantë të zgjedhësve edhe në regjistrin e zgjedhësve në qendrën e votimit me nr 3736/1 të fshatit Barç.
Andimjano Ravolli akuzohet për veprën penal “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.