Vaji i ullirit mbron trurin nga Alzaimer. Eksperimenti i realizuar në minj tregoi se mund të realizohet një formë e kontrolluar e sëmundjes. Vaji i ullirit ekstra i virgjër ruan memorien dhe dhe aftësinë e të mësuarit. Studiuesit amerikanë kanë identifikuar mekanizëm mbrojtës që redukton inflamacionin e trurit dhe sidomos që aktivizon një proçes të quajtur ‘autophagy’.
Autophagy është mekanizmi fiziologjik i mbijetesës që qeliza përdor për të eliminuar ose për të ricikluar pjesët e dëmtuara ose të panevojshme. Grupi i studiuesve kreu një eksperiment në minj me një formë të kontrolluar të sëmundjes Alzaimer. Këto kafshë kishin të zhvilluara tre simptomat tipike të sëmundjes Alzaimer: probleme të kujtesës, pllaka amiloid dhe tangles neurofibrillary. Minjtë u ushqyen me një dietë të pasur me vaji ulliri. Studiuesit gjetën një rritje të konsiderueshme në aktivizimin e autophagy në qelizat nervore, përgjegjës siç pwr reduktimin e pllaka amiloid. Pas eksperimentit rezultoi se simptomat e Alzaimer u ulën ndjeshëm tek minjtë. Sipas studiuesve amerikan, kjo është një arritje e madhe.