Policia italiane ka dënuar me 6 vite burg shqiptarin që rrëmbeu priftin Antonio Pisani në kishën Sant’Anna në Itali.
Në pranga ka përfunduar shtetasi Ardit Jakimi, 25 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur natën e 18 dhjetorit në vitin 2015 ku në momentin që prifti dilte nga kisha, ai u godit nga i riu me një kaçavidë të madhe. Më pas e tërhoqi priftin brenda në kishe, dhe i lidhi duart pas shpinës së tij me rripin e pantallonave.
Shqiptari më pas kishte grabitur 300 euro, tre orë dore si dhe disa medalje argjenti. Ai u dënua për vjedhje, lëndim dhe rrëmbim. Prifti kishte mundur të lirohej, dhe për të shmangur daljen nga porta kryesore, përdori dritaren e banjos, dhe më pas kërkoi ndihmë tek disa fqinj. Ai u dërgua në spital me disa hematoma në fytyrë pas përleshjes me grabitësin shqiptar.