Historia e panjohur: Romanca e Faik Konicës me aktoren Ann Corio në Washington – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e panjohur: Romanca e Faik Konicës me aktoren Ann Corio në Washington

20:23 | 22/06/2017
në Uncategorized
0

Në fillim të vitit 1938 Faiku ishte parë të takohej me aktoren e famshme të striptizës, 29-vjeçaren Ann Corio (An Korio), dhe menjëherë u hap fjala se ai kishte ndërmend të lidhte kurorë me të.

Corio ishte një nga 12 fëmijët e një çifti emigrantësh italianë dhe ishte bërë e njohur me shfaqjet e saj në varietenë e tipit burlesque që përfshinte parodi si dhe një dozë të mirë striptize. Në Amerikën e kohës, stripti ishte pjesa më e rëndësishme e kësaj varieteje të përshtatur për një audiencë mashkullore. Në Uashington, teatri, në hyrje të të cilit ndriçonin dy fjalët e shkruara me neon Burlesque Burlesque ndodhej në Rrugën Nëntë. Këtu atmosfera ishte krejt e ndryshme nga rrugët e tjera aty pranë që mbizotëroheshin nga dyqanet Garfinkel dhe Hecht’s. Faiku ishte ndër frekuentuesit e teatrit, siç kuptojmë nga ky paragraf i marrë nga një gazetë e kohës: “Pak përfaqësues të huaj ia kalojnë Faik Konicës për nga popullariteti në qarqet shoqërore, mes politikanëve dhe shtypit. Ai është një kombinim i rrallë i mikpritësit të shkëlqyer, dijetarit, linguistit dhe playboy-it. Në netët e dimrit, kur detyra diplomatike e lejon, ai ulet në radhën e parë të teatrit burlesque të kryeqytetit. Njëra nga të preferuarat e tij është Ann Corio, kërcimtarja e striptit”.

Corio ishte vajzë inteligjente. E kishte mbaruar shkollën e artit me një diplomë Magna Cum Laude dhe në rrethet shoqërore përshkruhej si mjaft e edukuar dhe brilante në bisedë. Ishte ndër artistet më të paguara të këtij zanati dhe fitonte deri në një mijë dollarë në javë. Corio ishte martuar me Emmet Callahan, pronar i disa teatrove.
Faiku nuk e mohonte se e kishte ftuar Ann Corion disa herë për çaj. Shtytja mund të ketë qenë kurioziteti për bukuroshen e striptit dhe përgjithësisht tërheqja e Faikut drejt çdo lloj arti. Corio mund të ketë qenë po aq e tërhequr nga erudicioni i këtij njeriu që nuk ngjante me askënd tjetër në trupin diplomatik. Por, meqenëse zërat kishin marrë dhenë, ai u detyrua të bënte këtë përgënjeshtrim publik mbrëmjen e 11 janarit 1938: “Ministrin e Shqipërisë e argëton së tepërmi cektësia e disa gazetarëve amerikanë, të cilët kanë arritur në përfundimin se ai ka rënë në dashuri dhe ka ndërmend të martohet me sharmanten Ann Corio, megjithëse ajo është mjaft e martuar.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Përveç konsideratave të tjera, është fakt shumë i njohur se ligji i vendit ua ndalon diplomatëve shqiptarë të martohen me shtetase të huaja”. Gazetat aq prisnin. Washington Post-i e botoi menjëherë deklaratën e Faikut bashkë me foton e tij dhe të Ann Corios përbri. Shumë të tjera reaguan me qesëndi. John O’Rehn i gazetës The Sun, shkruante: “Askush nuk i përdor më me dinjitet deklaratat formale se sa Faik Konica, ministri shqiptar në Shtetet e Bashkuara… Por nuk besoj se ministrin e argëtuan këto zëra, prandaj mendoj se deklarata e tij na zbuloi një Faik mjaft diplomatik.”

Corio shihej nga disa si gruaja më e bukur e botës, prandaj çdo burrë që shoqërohej me të nuk i shpëtonte dot syrit vigjilent të reporterëve. Pak kohë pas deklaratës së Faikut ajo u nda nga burri pastaj u bashkuan. Gazetat e njoftuan lajmin pa harruar të shtonin “atë historinë me diplomatin shqiptar”. Lajmin e botoi edhe Dielli i Gurrazezit dhe në përkthim ndihej një nëntekst i qartë qesëndie. Për një farë kohe, emri i Faikut do të shtohej si bisht në çdo histori që kishte lidhje me mbretëreshën amerikane të striptit, pa çka se e gjithë kjo mund të ishte një sajesë e shtypit të etur për sensacione.

Faik Konica – jeta ne Uashington, Ilir Ikonomi

/newsetika.al/

Etiketa: Ann CorioFaik Konicaromanca e panjohurwashington

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
T’ja marrim labçe para zgjedhjeve (film)

T'ja marrim labçe para zgjedhjeve (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com