Tingujt e këngës shqipe kanë jehuar sot para hyrjes së Parlamentit Gjerman, Reichstag .
“Kori i Vajzave të Liceut Artistik “Jordan Misja” ka kënduar në Berlin “Kur Perëndon Dielli”.
Të ndjekura nga kureshtarë të shumtë të cilën u ndalën në shkallë dhe dëgjuan këngën shqip, vajzat kënduan njëzëri para ndërtesës mbi të cilen tundej flamuri gjerman.
Këngëtaret nga Shqipëria kanë dhënë disa koncerte së bashku me Korin e Vajzave të Berlinit nën drejtimin e Sabine Wüsthoff. “Shfaqjet e tyre u pritën shumë mirë nga publiku berlinez”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane në Tiranë.
https://www.facebook.com/berlinermaedchenchor/videos/1935809786660656/