Një 18 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi dyshohet se është autori i një aksidenti.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Berat-Fier, ku shtetasi Syrri Balla duke drejtuar mjetin tip “Fiat Punto”, i pa pajisur me leje drejtimi, është përplasur me një mjet tjetër që drejtohej nga shtetasi E.P, 23 vjeç, banues në Vlorë.
Si pasojë e përplasjes është aksidentuar shtetasi Syrri Balla i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe pasagjerët të cilët pasi morën mjekim në Spitalin Rajonal Fier u larguan për në banesë.