PDIU është një parti me shumë dimensione. Duhet të kemi një ekonomi të përbashkët dhe të bëhet një bashkim ekonomik mes Shqipërisë së Madhe. Ne kemi një abetare të përbashkët pse mos të kemi dhe një program
Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda është shprehur se Shqipëria e Madhe duhet të ketë një sistem ekonomik të përbashkët pasi në këtë mënyrë ndihemi më të fortë dhe më afër.
“Kemi një parti me shumë dimensione. Duhet të kemi një ekonomi që duhet të ketë një treg të madh pune por ne akoma nuk kemi një bashkim ekonomik mes Shqipërisë së madhe. Ne kemi një abetare të përbashkët, por pse të mos kemi një program të përbashkët. Kush na e ndalon.”– u shpreh Doda.
Doda deklaroi se prania e PDIU-së është një lloj mbajtëse në qeveri dhe ka qenë presioni i PDIU-së që qeveritarët të flasin për çështjen çame.
Ajo tha se çështja çame është kryefjala e bashkëpunimit të PDIU-së me partitë e tjera në zgjedhjet e 25 qershorit.
“Prania e PDIU-së është si një lloj mbajtëse që një qeveri merr, dhe ne e dimë çfarë presioni mer Shqipëria nga fqinjët. Ka qenë presioni i PDIU-së që qeveritarët kanë folur. Ne duhet të jemi më shumë, të ndihemi më afër, të ndihemi më të fortë sepse të ndarë jemi të vegjël.
Bashkëpunimi për çështjen çame do jetë kryefjala e bashkëpunimit me partitë e tjera. Drejtimin e vendosin qytetarët dhe jo PDIU-ja. PDIU vendos koalicionet.”– tha Doda.
Doda foli edhe për situatën e zgjedhjeve në Kosovë dhe tregoi lidhjen e saj me Maqedoninë, të cilës ajo i referohet si Ilirida e vjetër.
Pjesë nga intervista në emisionin “Fol me mua, fol me ata” të gazetarit Enkel Demi në TVSH
Programi ekonomik i PDIU-së për Shqipërinë e Madhe
Nuk kemi arsye të mos kemi një treg energjitk të përbashkët. Nuk e kuptoj pse akadamia e shkencave nuk e kërkon këtë. Gjithë mbledhjet e qeverisë kanë patur një produkt zero. Rruga e Kombit ëhstë komplet e pashfrytëzuar në aspeltin ekonomik dhe lidhjen ekonomike mes vendeve.
Prania e PDIU-së është si një lloj mbajtëse që një qeveri merr, dhe ne e dimë çfarë presioni mer Shqipëria nga fqinjët. Ka qenë presioni i PDIU-së që qeveritarët kanë folur. Ne duhet të jemi më shumë, të ndihemi më afër, të ndihemi më të fortë sepse të ndarë jemi të vegjël.
Koalicionet me PS-PD
Bashkëpunimi për çështjen çame do jetë kryefjala e bashkëpunimit me partitë e tjera. Të gjithë duan ta kenë drejtimin dhe si vë faj që Rama do që ta ketë timonin, por ti vëri fajet LSI-së është e papranushme . Përveç reformës së plehrabve të tjerat të gjitha i ka miratuar vetë pa LSI-në, reformën administrative, në drejtësi etj.
Drejtimin e vendosin qytetarët dhe jo PDIU-ja. PDIU vendos koalicionet. Nuk flas dot për preference, por nuk e toleroj dot gjuhën e kryetarit të PD-së, i cili është i papranueshëm për një lider politik.
Rama dhe Meta kanë qeverisur 4 vite bashkë. Këta dy burra të mbajnë përgjegjësi, të jenë më seriozë dhe t’i përmbëjnë militantët që kanë poshtë, pasi ato që e paguajnë janë jetë njerëzore.
Politika është gjë serioze dhe nuk mund ta kalojmë me barsaleta dhe batuta. Fakti që tregojnë barsaleta nuk i bën më të mirë. Nuk jam fare për këtë lloj leksiku, tepsi e kusi. Në çdo vend tjetër të botës kështu politikanësh me kështu gjuhe do të ndëshkohej. Dhe shqiptarët janë të zgjuar e do vij një moment që do hapin sytë.
Situata në Kosovë
Me Vetëndosjen ka shumë gjëra të përbashkëta. Leku është futur në programin e Vetëvendosjen, por është një parti shumë e majtë dhe çështjet dhe bashkëpunimet ekonomike do jenë shumë të vështira. Nga ana tjetër partia e Haradinaj është e djathtë dhe mbështet shumë çështjet kombëtare.
Ne kemi një abetare të përbashkët, por pse të mos kemi një program të përbashëkët. Kush na e ndalon.
Lidhja me Maqedoninë
Nuk i them Maqedoni por i them Ilirida e vjetër, pasi pjerardhja ime është nga atje, ime më është nga Gostivari. Ata që jetojnë atje, jetojnë në kushte shumë të këqija. Kam dhënë një deklaratë në parlament para disa kohësh e cila u konsiderua shumë nacionaliste. E rithem që nqs ata nuk kanë të drejtat e tyre themeltare dhe nuk trajtohen si pjesë e një shteti, kanë çdo të drejtë të kërkojnë çdo gjë. Ne duhet të interesohemi për problemet e tyre të shkelura dhe të mohuara.
Nuk u themi të marrin pushkën dhe të bëjnë veprime të irridentuara. Duhet të respektohen, përkundrazi kanë gjithë të drejtën të kërkojnë një entitet tjetër.