Ish-kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, Fatmir Xhafaj ka deklaruar se ka nisur procesi i zbatimit të Vetting-ut.
Në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, Xhafaj u shpreh se ndëshkimi i ligjit nuk do ndalet për të korruptuarit dhe ata që abuzojnë me sistemin e drejtësisë.
“Reforma në drejtësi është një premtim i bërë nga ne në fillim të mandatit tonë që është duke u mbyllur. Është një nga premtimet dhe angazhimet e mbajtura. Ne jemi të vendosur për të vijuar në zbatimin e kësaj reforme. Shpresoj që 25 qershori të jetë dita që do hapë rrugën e shtetit të së drejtës, shtetit në shërbim të qytetarëve”, tha Xhafaj.