Policia e Gramshit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për katër persona , tre prej të cilëve përfaqësues të një subjekti politike, të cilët dyshohet se kanë bërë presion ndaj personave të tjerë.
Po procedohen në gjëndje të lirë 3 shtetasit B.B., 35 vjeç, V.B., 31 vjeç , M.H., 25 vjeç, të tre banues në Gramsh. Ata, si përfaqësues të një subjekti politik në Gramsh, dyshohen të kenë kanosur shtetasin A.XH, 37 vjeç, banues në Gramsh, para dyqanit të tij.
Po ashtu rasti tjetër është referuar në ngarkim të shtetasit A.Q., 40 vjeç banues në Tiranë.
Policia sqaroi se ky shtetas dyshohet të ketë penguar dhe kanosur në një lokal në qytet shtetasin E.Z., 26 vjeç, banues në Gramsh, anëtar i një subjekti politik në Gramsh, kur ky i fundit shkoi në lokal së bashku me anëtarët e forcës së tij politike.