Idrizi: Problem mbetet punësimi i të rinjve. Partitë nuk kanë program, por PDIU e ka prezantuar tashmë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Idrizi: Problem mbetet punësimi i të rinjve. Partitë nuk kanë program, por PDIU e ka prezantuar tashmë

13:30 | 18/06/2017
në Shqiperi
0

Idrizi: Besojani votën tuaj një partie kombëtariste, e bazuar mbi interesin kombëtar dhe qytetar

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka zhvilluar një takim në Lezhë për zgjedhjet e 25 qershorit. Në këtë takim ishte i pranishëm kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, si dhe kryesuesi i listës për deputet në qarkun e Shkodrës, Zef Doçi.

Kryetari i PDIU-së tha se problem në Shqipëri mbetet punësimi i të rinjve, pasi sipas tij, partitë politike nuk kanë program, ndërkohë që PDIU e ka prezantuar tashmë programin e saj.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Një problem shumë i madh është punësimi i të rinjve, sigurisht në një vend me pasiguri ekonomike, pa reforma, ne do të shohim atë që kemi parë përditë. Është i vetmi vend në botë që njerëzit nuk duan të punësohen në sektorin privat, por duan akoma që të shkojnë në shtet. Pse? Akoma pas 27 vjetësh shteti ngelet punësuesi më i madh dhe i benefiteve më të mëdha. Sepse partitë politike në Shqipëri nuk dallohen nga programi. Nuk di ndonjë parti që të ketë një program të djathtë e të flasë për taksat e ulëta, e të vijë në pushtet dhe pikërisht të mbajë këto premtime, apo një parti të majtë që flet për shtetin social dhe të mbajë këtë premtim. Jo! Këta kur vijnë në pushtet bëjnë sjellje të djathtë dhe gjuajnë me të majtën. Vijnë në pushtet si të majtë dhe gjuajnë me të djathtën. Njëherë në katër vjet apo në 8 vjet heqin ca shqiptarë, për të futur në punë ca shqiptarë të tjerë. Kjo na ka sjellë ne në këtë tranzicion të tejzgjatur. Ne duhet t’i japim fund kësaj gangrene, duke i kthyer sytë nga ekonomia”- tha Idrizi gjatë takimit me përkrahës në qytetin e Lezhës.

Shpëtim Idrizi iu kërkoi shqiptarëve që të votojnë PDIU-në në 25 qershor, partinë e cila ka trimëruar politikën shqiptare.

“Na ka ndarë politika në të majtë e të djathtë. Boll na ka ndarë pabarazia, fukarallëku, padrejtësia. E kjo është arsyeja, që Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është një parti që i fton të gjithë shqiptarët që të jenë bashkë. Me paradigmën e kombëtarizmit, të atdhedashurisë, të dinjitetit dhe integritetit tonë kombëtar, sepse ne jemi të gjithë shqiptarë që besojmë në Zot, që besojmë në komb, që besojmë në pronë, që besojmë në flamur, e që kemi një gjuhë e një Atdhe. Në 25 qershor duhet të bëjmë ndryshimin duke votuar Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, duke votuar numrin 13, duke votuar Zef Doçin. Unë jam shumë i lumtur që të paraqes Zef Doçin dhe gjithë listën e kandidatëve tanë. Ne nuk kemi importuar kandidatë për deputetë, për një arsye shumë të thjeshtë, sepse unë e di që ju vijnë kandidatë për deputetë që bëjnë fushatën dhe pastaj ju kthejnë shpinën”- tha Shpëtim Idrizi.

Kryetari i PDIU-së u shpreh se pas 27 vjetësh fati i shqiptarëve, nuk mund të varet nga 2-3 persona.

“Ju nuk do të dilni të votoni në 25 qershor se kush do të marrë karrigen e radhës. Ju nuk do të votoni më 25 qershor se kush do të marrë tavën e radhës. Këto zgjedhje janë shumë serioze. Shqiptarët meritojnë një fushatë shumë më serioze. Sepse 27 vjet tranzicion i kanë lodhur. Kjo është një fushatë që ju me votën tuaj do të zgjidhni se kush do t’ju drejtojë katër vitet e ardhshme, se kujt do t’ja lini në dorë fatet tuaja. Unë e di që për 27 vjet ju ja keni lënë në dorë dy apo tre personave dhe e keni parë se ku keni përfunduar. Kjo është arsyeja se përse unë ju them besojani votën tuaj një partie kombëtariste, e bazuar mbi interesin kombëtar dhe qytetar”- theksoi Shpëtim Idrizi.

Ndërsa kryesuesi i listës për deputet në qarkun e Shkodrës, Zef Doçi, tha: “Qytetarët e Lezhës do t’i besojnë PDIU-së mandatin e deputetit në Parlamentin e Shqipërisë. Kjo për faktin se gjatë gjithë këtyre viteve, në Lezhë nuk janë zgjedhur deputetë ata që banojnë çdo ditë këtu, por ata që vijnë nga Tirana apo zona të tjera. Unë ju ftoj të votoni PDIU-në, pasi është partia që u qëndron pranë njerëzve”.

 

Etiketa: Integrim dhe UnitetLezhePartia Drejtësipunësimi i të rinjveShpetim IdriziZef Doci

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para

19-vjeçarja: E emocionuar që kam veshur bluzën e Çamërisë edhe pse jam nga Puka (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com