Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesnatën e djeshme në zonën e njohur si Babrru, në kryeqytet. Si pasojë, ka mbetur i plagosur shtetasi me inicialet U.M.
Nga veprimet e para hetimore thuhet se autori i dyshuar për këtë ngjarje, është shtetasi me inicialet L.K, 25 vjeç.
Fillimisht, ka qenë një telefonatë në numrin e emergjencave 112 ku dhe është bërë njoftimi për ngjarjen në fjalë.
Mësohet se personi i lënduar është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekimin në spital.