Me sportivitet, duke vrapuar, në sinkron me energjinë e të rinjve të PDIU në sheshin “Nënë Tereza”, kandidatja për deputete e kësaj force Mesila Doda dha një mesazh.
“Të rinjtë duhet të kenë guxim, kush është i ri dhe nuk është rebel nuk ka zemër, thotë një shprehje, kurse kush është i vjetër dhe nuk është konformist nuk ka mend”, tha Doda.
Duke kujtuar se forcat politike në shumicën e rasteve i përdorin të rinjtë për të mbajtur postera dhe veshur fanela, ajo u bëri thirrje të pranishmëve në shesh dhe jo vetëm që të mos lejonin të përdoreshin nga politika.
“Do ketë shumë forca që do vinë t’u thonë që të rinjtë të rinjtë duhen. Mos u trajtoni si limona që duhen shtrydhur dhe pastaj duhen hedhur. Kini dinjitet dhe realizojeni ku mendoni se jeni vetja më e mirë. Mos u gënjeni nga ata që duan t’u veshin një fanelë dhe t’u thonë jeni numra votuesish. PDIU është familje e madhe dhe ju të gjithë bashkë keni vend këtu për të realizuar vetën tuaj. Me datën 25 qershor votoni numrin 13, për të ardhmen tuaj”, deklaroi Doda.
Më tej ajo shtoi se PDIU ka një program të detajuar mbi punësimin e të rinjve që u krijon atyre lehtësi që të kapërcejnë pengesat e fillimit në kushtet e mungesë së eksperiencës.
Fjala e plotë e Mesila Dodës
Dua t’u kujtoj se secili nga ne dikur ka qenë student dhe i panjohur dhe secili nga ne ka ngjitur avash-avash shkallët e mundimshme dhe sot jemi deputetë. Dua të përçoj vetëm një mesazh: Të rinjtë duhet të kenë guxim, kush është i ri dhe nuk është rebel nuk ka zemër, thotë një shprehje, kurse kush është i vjetër dhe nuk është konformist nuk ka mend.
Bashkë me rëniën e komunzimit ra dhe ngrehina e vlerave, u duk sikur paraja mund të zëvendësonte gjithçka. Shoqëria sot ka një boshllëk shumë të madh, do vi një moment që do realizoni veten, do krijoni familje, do ecni në karrierë dhe do ktheni kokën dhe do shikoni kush ishte ajo ngrehinë e madhe që ngritët. Pas besimit në Zot, për ata që besojnë do jetë atdheu. Nuk është retorikë, është nevojë t’u kthehemi vlerave të vërteta për të cilat ja vlen të jetosh, sakrifokosh e vdesësh.
Ekonomia, papunësia janë tema që kanë inters por program i PDIU me të cilin është punuar me vite të tëra i përfshin të gjitha ato pika. Është e paflshme që ne për 27 vite nuk kemi gjetur levën e Arkimedit. Duhet një ekonomi e përbashkët për 7 milionë shqiptarë. Një sistem administrativ dhe arsimor i përbashkët. Jam shumë krenare që t’u them të rinjve se kemi vetëm një atdhe nga Preveza në Mollë të Kuqe, mos kini frikë, atdheu nuk është kurrë jashtë mode.
Si e mendon PDIU problemin e papunësisë dhe ndihmës ndaj të rinjve?
Çdo biznes duhet të lehtësohet nga taksat. Shumë shpesh ju hasni problemin e mungesës së eksperiencës. Ata që do punësohen në fillim do kenë mundësi të kenë lehtësira nga shteti. Ju e kuptoni që ne kemi braktisje masive të Shqipërisë, 300 mijë persona e kanë lënë këtë vend për 4 vite, kemi një plakje të Shqipërisë. Shqipëria ka pasur resurs të rinjtë, nuk ka asgjë më të madhe se kaq për të ruajtur.
Do ketë shumë froca që do vinë t’u thonë që të rinjtë të rinjtë duhen. Mos u trajtoni si limona që duhen shtrydhur dhe pastaj duhen hedhur. Kini dinjitet dhe realizojeni ku mendoni se jeni vetja më e mirë. Mos u gënjeni nga ata që duan t’u veshin një fanelë dhe t’u thonë jeni numra votuesish. PDIU është familje e madhe dhe ju të gjithë bashkë keni vend këtu për të realizuar veten tuaj. Me datën 25 qershor votoni numrin 13, për të ardhmen tuaj.