Parlamenti do të mblidhet të shtunën në një seancë të jashtëzakonshme për të zëvendësuar Jorida Tabakun në Komisionin e përzgjedhjes për organet e Vettingut.
Deputetja e Partisë Demokratike u bë nënë për herë të parë ditët e fundit dhe e ka të pamundur pjesëmarrjen në votim.
Por duke qenë se sistemi elektronik i votimit bazohet tek votimi pa mungesa e 12 anëtarëve, Parlamenti do të mblidhet për të zëvendësuar Tabakun.
Kërkesa është bërë nga një e pesta e deputetëve të grupeve të ndryshme parlamentare dhe seanca do të zhvillohet ditën e shtunë.
Por gjatë së shtunës, ku do të zëvendësohet Tabaku, Parlamenti pritet të miratojë edhe listën përfundimtare me 27 anëtarët e Vettingut.