Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Izraelin, Gianni De Biasi pyet nëse e mendon rinovimin e kontratës me Kombëtaren shqiptare pas përfundimit të këtyre eliminatoreve dhe përgjigja ishte e shkurtër: “Jo”.
Megjithatë nuk është e qartë nëse me këtë përgjigje De Biasi ka dashur të thotë që është i përqendruar te ndeshja e radhës me Izraelit dhe jo te kontrata, apo nëse pas përfundimit të saj ai nuk do të jetë më trajner i Shqipërisë.
Për sa i përket ndeshjes me Izraelin, e cila do të luhet ditën e nesërme në orën 20:45 minuta, trajneri kuqezi u shpreh se do të futemi në fushën e lojës për ta fituar atë.
De Biasi u pyet se pse kombëtarja jonë mund të fitojë në Izrael. “Varet nga dëshira, nga kujdesi, nga mundësitë nga mentaliteti, nga interpretimi i lojës, janë disa mënyrë që të bëjnë të fitosh një ndeshje. Çdo ndeshje është e hapur dhe mundësitë ekzistojnë për ta fituar atë”, tha De Biasi.