Botticelli dhe kërkimi i hyjnores – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Botticelli dhe kërkimi i hyjnores

18:55 | 11/06/2017
në Bota, Gossip
0

…Tue kundrue ekspozitën – “Botticelli dhe Kërkimi i Hyjnores” – nji ekspozitë e hapun me 15 Prill 2017, në Muzeun e Arteve të Bukura në Boston, (Museum of Fine Arts, Boston).

Nga Ilir Seci

Stili i veçantë i mjeshtrit italian Sandro Botticelli, me figurat e zhdërvjellta plot jetë, që gjallnojnë ndër pëlhura, pat mbrritë me u ba simbol i Rilindjes Italiane dhe veprat e tij mbrritën me qenë nga ma të njoftunat në botë. Botticelli asht nji prej mjeshtrave që ka naltesue ma së shumti figurën e femnës në tanë artin figurativ botnor, prej Shën Mrisë së Virgjën e deri te Venusi, në tanë artin e tij, femna asht përjetësue si mishnim i Hireve, Finesës, Elegancës dhe Bukurisë. Mjeshtri Sandro Botticelli, që ka pasë si mecenë, (mbrojtës dhe përkrahës), familjen e fuqishme Medici, ka qenë i njoftun në pjesën ma të madhe jetës së tij, me përjashtim të vjetëve të mbrame të jetës, kohë kur pat lanë përgjysë, pa përfundue disa nga pikturat e tij, nji fazë kjo mjaft dramatike e jetës së tij. Deri në vjetët e mbrame, Mjeshtri krijoi pandërpremje, krijoi imazhet e Zojës së Shenjtë, imazhet e miteve te lashtësisë, ku gjithëherë dolën në spikamë figurat e prajshme të realizueme prej tij, figura engjëllore që kajherë janë në kontrast të plotë me kohën e trazueme, në të cilën u pikturuen, në kontrast me vuejtjet e përditshme të vetë autorit.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Virgjnesha dhe Fëmija me Shën Gjon Pagëzorin

– “Botticelli dhe Kërkimi i Hyjnores” – asht nji ekspozitë e hapun në Muzeun e Arteve të Bukura në Boston, (Museum of Fine Arts Boston), nji ekspozitë që shpërfaq pikërisht ndryshimet në stilin krijues të gjigandit rilindas, Sandro Botticelli, ekspozitë, ku shpërfaqet ajo landë krijuese e nxjerrun në pahun e kontekstit te ndryshimeve socio-politike që ndodhen në Firence gjatë kohës së tij, ngjarje që gati e paten fshi e zhdukë përgjithmonë edhe vete krijimtarinë e këtij mjeshtri të madh.

Zgjedhja e Parizit

Nji gja interesante lidhun me këtë ekspozite asht se, pamvarësisht nga fama e madhe e piktorit, kjo asht ekspozita e parë e madhe e veprës së Botiçelit realizue në Shtetet e Bashkueme te Amerikës. “Botticelli dhe Kërkimi i Hyjnores” asht nji ekspozitë që mblodhi bashkë 15 piktura nga Sandro Botiçeli, marrun me hua nga e famshmja “Galleria degli Uffizi”, në Firence, nga disa kisha dhe muzeume në Itali, si dhe nga muzeume tjera si Muzeu Isabella Stewart Gardner dhe Muzeu i Artit të Harvardit.

Minerva dhe Centauri
Venusi

Në ekspozitë paraqitej edhe nji version i Venusit të famshëm të Botticelli-t, realizue diku nga vjetët 1484-1490, vepër kjo e marrun hua nga Galleria Sabauda e Torinos, pikturë që ekspozohet për herë të parë në Shtetet e Bashkueme. Në këtë kryevepër asht paraqite njani nga dy versionet e vetme ekzistuese të Venusit që Botticelli ka pikturue mbas kryeveprës “Lindja e Venusit” (1486), e cila gjindet në Firence në Galerinë Uffizi. Piktura e Venusit e ekspozueme në Muzeun e Arteve te Bukura në Boston paraqet Venusin të vetme, tue qëndrue në të famshmen “contrapposto pose” të njoftun prej artit italian. ku figurat jepen të hepueme pse peshën kryesore të trupit e kanë lshue mbi njanën kambë. Perëndesha asht e qetë, medituese, me flokët e gjata të mbledhuna që lshohen mbas shpine dhe i mbrrijnë deri nën brez. Kjo asht poza e paraqitun te “Lindja e Venusit” nji kryevepër e Botiçelit e realizueme në kulmin e karrierës së tij. Mendohet se ka qenë porositë nga familja Medici si nji dhuratë martese, sepse në atë kohë, pikturat e Botiçelit me temë mitologjike, me figura perëndish të zhveshuna ishin shumë të kërkueme.

 

Ma vonë në jetë, mjeshtri i kapluem nga devocioni fetar i pat denoncoue bash këto vepra si “pagane” dhe disa studiues mendojnë se edhe mund t’i ketë shkatërrue shumë prej këtyne pikturave të tij me subjekte pagane.

Virgjnesha dhe Fëmija (Madona e Librit)

Botticelli leu në Firence në vjetën 1445 dhe studioi nën drejtimin e mjeshtrit Fra Filippo Lippi. Botticelli vjen në kohën e kulmit të Rilindjes, tue kenë bashkëkohës me Pietro Perugino, Domenico Ghirlandaio, Filippino Lippi, (djali i Fra Filippo-s), Cosimo Rosselli, Andrea del Verrocchio dhe Leonardo da Vinci. Botticelli pat gëzue patronazhin e Familjes Medici, falë përkrahjes së tyne në mesin e viteve 1480 Botticelli edhe pat pikturue nji cikël afreskesh për Kapelën Sistine.

Virgjnesha me Fëmijën dhe Shën Gjon pagëzori i ri

Mirëpo fati i Botticellit ndrroi, kur Familja e fuqishme Mediçi u përzu prej Firences dhe sekti fetar apokaliptik i Fra Girolamo Savonarolas mori kontrollin e qytetit. Savonarola siç dihet ishte mbështetës i nji vizioni puritanik të shoqnisë dhe profetizoi ardhjen e nji përmbytje të madhe biblike në kjoftë se njerëzit nuk e shpëtonin veten nga tana mëkatet laike si dhe nga jeta me lukse te tepërta.

Lindja e Krishtit

Asht kjo kohë, kur Botticelli bjen nën ndikimin e Savonarola-s dhe bahet pasues i zjarrtë i tij duke braktisë punimet me tematikë mitologjike. Në fakt, si shkruejnë disa studiues, na kurrë nuk kena me e ditë saktësisht se çfarë kryeveprash si “Lindja e Venusit”, mund të kenë përfundue në flakë në këtë faze të jetës së Mjeshtrit. Ekspozita “Botticelli dhe Kërkimi i Hyjnores”, difton bash njato ndryshimet në stilin e piktorit, mbasi ai pat hjekë dorë nga mënyrat e tij tokësore të pasqyrimit në art dhe nisi të përfshihet me zell në pasqyrimin e temave fetare. Nji nga subjektet ma të preferueme të Botiçelit ka kenë, “Virgjnesha dhe Fëmija”, që asht e paraqitun në këtë ekspozite.

Virgjnesha dhe Fëmija

Përdëllimin e tij fetar, mjeshtri ma së ploti e ka paraqite në punimin “Kryqëzimi Mystik”, (realizue rreth vitit 1500, pikturë e marrun hua nga Muzeu i Arteve të Harvardit), vepër ku theksohet nji ndjenjë krejt e ndryshme nga fryma e fillimeve, ma e errët, tue diftue me nota apokaliptike në pikturë mësimet e Savonarolas të vitit 1498, mbi përmbytjen biblike.

Kryqëzimi Mistik

Krishti i kryqëzuem, ka në sfond nji re të zezë tymi që ngrihet e errët mbi qytetin e Firences, nji kumt i qartë mbi mëkatarët e zhytun në mëkate. Studiuesit kanë shkrue se në vjetët e fundit të jetës, Botticelli rrnoi në nji vorfni ekstreme. Sikur mos të ishin përkujdesun Mediçët për të, shkruejnë disa studiues, mjeshtri do kishte vdekun urie. Mbas vdekjes së Mjeshtrit me 1510, punimet e Botiçelit u harruen dhe ky mjeshtër gjigand nuk u rizbulue deri në shekullin e 19-të, kohë kur u zbulue nga mjeshtrat Dante Gabriel Rossetti dhe John Everett Millais, të cilët u mahnitën nga arti i tij. Mbas shekullit të njizetë emni dhe fama e Botiçelit mbrritën aty ku u takonte, aq sa midis viteve 1900 dhe 1920, për mjeshtrin Botticelli janë shkrue ma shumë libra se për çdo piktor tjetër.

Ilustrime nga Botticelli në veprën “Komedia Hyjnore”
Emni i Mjeshtrit

Ekspozita “Botticelli dhe Kërkimi i Hyjnores”, që asht çilë me 15 Prill 2017 në Muzeun e Arteve të Bukura në Boston, ka me qenë e hapun deri më 9 korrik 2017.

Etiketa: Botticelli dhe kërkimi i hyjnoresFamilja MediciFra Girolamo SavonarolasGalleria degli UffiziIlir SeciMuseum of Fine Arts Boston)Muzeu Isabella Stewart GardnerSandro BotticelliZojës së Shenjtë

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Zgjedhjet në Kosovë, mbyllen qendrat e votimit

Zgjedhjet në Kosovë, mbyllen qendrat e votimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com