Ministria e Financave ka denoncuar sërish raste të përfshirjes së administratës publike në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 qershorit.
Ministria bën të ditur se në bazë të informacioneve të marra, rezulton se punonjës të administratës fiskale, në tatime dhe dogana, po përdorin si mjet justifikues raporte mjekësore afatgjata, me qëllim shkëputjen nga puna për tu angazhuar në fushatë elektorale.
Veprime të tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme ligjërisht.
Ministria e bën thirrje qytetarëve si dhe subjekteve tregtare që ti denoncojnë këto raste dhe garanton marrjen e masave të menjëhershme ndaj këtyre punonjësve.
Në krye të kësaj ministrie qëndron ministrja teknike nga rradhët e PD-së, Helga Vukaj.
Pasi i dha 2.2 MLN euro Kristinka Lekës, Gonxhe çel tenderin e ri 730 MLN lekë për larjen e çarçafëve në Spitalin e Traumës
Në pak javë, Ministri Blendi Gonxhe, përmes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, jep rreth 3 milionë euro vetëm për larjen...