Ne kemi veç një atdhe dhe nuk mund t’ua lemë atyre politikanëve që kanë dy pasaporta dhe që mezi presin ta shkatërrojnë këtë vend.
Nga Rrogozhina, vendi të cilin e cilësoi si modelin e parë të suksesit të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, kreu i kësaj force, Shpëtim Idrizi fajësoi klasën politike të këtyre 27 viteve për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.
“Ne kemi një vend që Zoti ia ka dhënë të gjitha por i ka lënë mangët mendjet e politikanëve”, tha Idrizi.
Para simpatizantëve të shumtë që kishin mbushur sheshin e Rrogozhinës, Idrizi u zotua për vijimësinë e politikave mbështetës për popullin e këtij qyteti dhe të gjithë Shqipërisë.
Kreu i PDIU theksoi se janë të shumtë ata që duan ta ndajnë Shqipërinë në krahina, në të majtë apo të djathtë, por ai tha se ka vetëm një rrugë që i bashkon shqiptarët dhe ajo është atdhedashuria, kauzë për të cilën tashmë ekziston kjo forcë.
Në falën e tij Idrizi përshëndeti kryebashkiakun e Rrogozhinës, Bushi Nuredini, duke e cilësuar si një shembull suksesi, ndërsa i premtoi popullit të Rrogozhinës se PDIU do të jetë grup parlamentar në Kuvend.
“Është kënaqësi dhe privilegj që t’u falenderoj për praninë tuaj këtu dhe për të gjithë mbështetjen që na jepni, ju faleminderit.
Bushi Nuredini na bëri krenarë
Më kujtohet 2 vite më parë kur bashkë me deputetët në Parlament po bëhej ndarja territoriale, të gjithë si forca ishim dakord, sepse Shqipëria nuk mund të rrinte me 440 bashki dhe komuna, 440 ngastra që e kishin të pamundur të zhvilloheshin.
Jo rastësisht ne dhe grupi ynë parlamentar u kujtua për Rrogozhinën, u kujtuam sepse një nga miqtë e mi më të mirë, një djalë që e do këtë vend, një djalë patriot, një djalë me të cilin ne kemi formësuar një parti kombëtare në interest e të gjithë shqiptarëve më tregonte rrëfimet e tij, se si ishte rritur këtu dhe si si u ishte shumë mirënjohës të gjithë qytetarëve të Rrogozhinës që dua të përfitoj nga rasti t’i falendeorj për mikërpitjen që i kanë bërë Çamërisë.
Rrogozhina ishte afër meje dhe në këtë moment filluam të diskutojmë a mund të jetë Rrogozhina thjesht një kalim afër jugut. Një vend i mrekullueshëm me kulturë e histiori dhe i lënë menjanë. E kam fjalën për Bushi Nuredinin që na ka bërë krenar ne, por u bëri krenar edhe ju.
Të gjithë bashkë mundëm ta bënim Rrogozhinën bashki të madhe dhe ja arritëm. Këto mundësi të jashtëzakosnhe që kishte Rrogozhina donin një djalë që e do këtë vend dhe ne zgjodhëm të prezantonim mikun tim të ngushtë Bushin. Nëse dje kërkoja mbështetje për Bushin jam i lumtur që ai sot kërkon mbështjete për ne. Nuk mund të harroj faktin që është një djalë shumë i përgjegjshëm dhe ëshstë një njeri që nga mëngjesi deri në darkë nuk resht së punuari.
PDIU parti e shqiptarëve, jemi rritur pa pasur pushtet
PDIU është një parti e shqiptarëve, ju e keni parë që të tjerët janë shumë të zot për të na ndarë në të majtë e të djathtë, e krahina por PDIU është e vetmja parti që i sheh të gjithë shqiptarët bashkë, por ne kemi vetëm një atdhe nga Tirana, Dibra, Kukësi e deri në Konispol.
Ju e keni parë që PDIU s’ka pasur pushtet por ne jemi rritur sepse kemi mbrojtur kauzat e të gjithë shqiptarëve. Jam i lumtur që ne kemi dy kryebashkiakë nga më të rinjtë në Shqipëri që kanë lënë pas poltikën e vjetër, jo me fjalë por me punë.
Bushi është njeriu që më bezdis çdo ditë, çdo ditë më thërret dhe flet për punë.
Bushi paratë i ktheu në një sistem dhe tani fëmijët shkojnë në shkollë të garantuar. Ne nuk kemi pasur shumë pushtet por dy modele zhvillimi ne i kemi.
Ne kemi veç një atdhe dhe nuk mund t’ua lemë atyre politikanëve që kanë dy pasaporta dhe që mezi presin ta shkatërrojnë këtë vend.
Ne kemi një vend që Zoti ja ka dhënë të gjitha por i ka lënë mangët mendjet e politikanëve.
Ne kemi bërë beteja të mëdha sepse nga atdhedashuria ne mund të bëjmë reforma. Ne mendojnë se shqiptarët janë të gjithë bashkë. Këto zgjedhje nuk bëhen se kush do mbajë karrigen e radhës, këto zgjedhje bëhen që ju do zgjidhni kush do ju drejtojë këto 4 vite e të jetë pranë jush.
Do doja të uroja të gjithë besimtarët myslimanë gëzuar muajin e Ramazanit. Ne shqiptarët duhet të jemi të gjithë bashkë.
Do mbështesin produktet vendase e do garantojmë të drejtat e emigrantëve
Ne kemi prezantuar një program që është i të gjithë shqiptarëve. Që të kemi zhvillim duhet të kemi ekonomi të zhvilluar, ne propozojmë një autoritet të përbashkët të pronave që ta hedhim pas grangrenën e 27 viteve.
Kemi propozuar autoritet kombëtar të solidaritetit njerëzor, që gjithë ndihmat të shkojnë aty ku njerëzit kanë nevojë. Ne duhet t’u garanatojmë të rinjve që fatkeqësisht rrinë në lloto të kenë mundësi punësimi. Në Rrogozhinë turizmi dhe bujqësia janë të jashtëzakonshme dhe tashmë kemi një model zhvillimi.
Ne do të mbrojmë produktet vendase me politika subvensionuese. Nuk ka familje shqiptare që nuk ka një njeri në emigracion, ata sjellin miliona po çfarë po bën shteti shqiptar për ta? Asgjë. Ata riskojnë që fëmijët e tyre të mos flasin shqip. Ja pse ne propozojmë që Shqipëria të ketë një ministri për diasporën. Ne e kemi nisur nga një kauzë e dhimbshme personale familjare por sot jemi parti kombëtare, që nuk bëjmë shaka, por i duam gjithë shqiptarët. Kjo tashmë nuk është kauzë e Çamërisë po e gjithë Shqipërisë.
Gurët nga Çamëria në sheshin “Skënderbej” shqetësuan ambasadoren greke!
Sot për herë të parë u vendosën në sheshin “Skënderbej”gurë nga Çamëria, por na u shqetësua ambasadroja greke se pse ne shqipatrët e duam Çamërinë!
PDIU është parti kombëtare që do i mbrojë përherë interesat e shqiptarëve kudo janë, sepse ne mendojmë se kemi veç një atdhe për të gjithë ata që kanë humbur shpresën në këtë vend dhe duan ta lenë këtë vend.
PDIU do jetë me grup parlamentar në Kuvend
Jam këtu me Mesilën, Bushin, Aqifin për t’iu thënë vetëm një gjë: Modelin e parë të suksesit në Bashkinë e Rrogozhinës do e çojmë deri në fund dhe në radhë të parë do të jemi deputetë të Rrogozhinës. Kjo është arsyeja që unë u kërkoj ju, si njeri që ka bërë që kjo parti të ekzistojë: Votoni për PDIU, votoni për ata që e duan këtë vend solidar edhe të begatë, ne nuk bëjmë shaka dhe tregojmë barcaleta.
Votoni numrin 13 rroftë populli i Rrogozhinës, rrofshin shqiptarët e Çamërisë dhe të gjithë shqiptarët.
Prania juaj këtu është një detyrim për të gjithë deputetët e PDIU që do na shihni me grup paralamentar në Kuvend”, u shpreh Idrizi.