Ambasadori italian, Alberto Cutillo e ka cilësuar të rëndë shit- blerjen e votës ditën e zgjedhjeve.
Në festimet e ditës së Republikës italiane nga Shkodra Cutillo i bëri thirrje shqiptarëve ta refuzojnë me çdo kusht ofertën që u bëhet.
“Shit-blerja e votës është një veprim shumë i rendë dhe kam besimin se qytetarët shqiptarë do të kenë parasysh rëndësinë e mos kryerjes së kësaj vepre penale dhe prania e vëzhguesve ndërkombëtarë mund të ndihmojë në monitorimin e procesit zgjedhor. Mbarëvajtja e zgjedhjeve do jetë një sinjal pozitiv për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha Cutillo.